• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nisma misterioze e Presidentit që do të zbulohet në 22 nëntor


    Ilir Meta ka folur sonte për një nismë që do të publikojë në 22 nëntor. Pyetjes së gazetares se kjo nismë do të ndërmerret si president apo si i rikthyer në politikë ai nuk e sqaroi por e la enigmë, megjithë insistimin e gazetares. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Meta tha se do të marrë në dorë fatet e vendit dhe do të mbrojë kushtetutën.

    “Në më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, tha Presidenti në “Tempora”.

    Por pa sqaruar se çfarë është nisma, lëvizje, fushatë, vendim, fjalim. Mbetet për të pritur 22 nëntorin. /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]