• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Nisje fantastike e Realit, Zidane “fiton” Bale dhe humb Modric


    “Los Blancos” e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin 2019-2020 në La Liga. Djemtë e drejtuar nga Zinedine Zidane, që i kishte besuar “armatës së vjetër” shtypën me shifrat e thella 3-1 Celta Vigon.

    Dymbëdhjetë minuta vonoi goli i Realit, me Karim Benzema që shtyu drejt rrjetës një top të hedhur në zonë nga Bale. Uellsiani, i cili po tenton të fitojë zemrën e Zizu lëvizi mjaft bukur në krahun e majtë të sulmit dhe me të majtën shërbeu për Benzema, që nuk gaboi për 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi keq për Realin. Luka Modric e tradhëtuan nervat dhe la skuadrën të luante për 34 minuta me 10 lojtarë.

    Mbetja me një lojtarë më pak bëri që Celta të merrte zemër, por ishte sërish Reali që realizoi. Në fakt, ishte një perlë e Toni Kroos ai që “prishi” merimangat. Gjermani lëshoi një silurë nga rreth 30 metra, duke vulosur fitoren e Realit. Për të mbyllur takimin mendoi Lucas në minutën e 80-të, ndërkohë që Losada shënoi thjeshtë për statistikë.

    Momentalisht, Reali i Madridit mban vendin e parë pas kësaj fitoreje, por nuk janë luajtur një pjesë e mirë e ndeshjeve të para dhe pritet të ketë rreshkitje në tabelë. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690