Aktualitet

Nishani shpall rikthimin në PD

Pas pesë vitesh në postin më të lartë të shtetit, Bujar Nishani ka shpallur rikthimin në Partinë Demokratike. Ai do të vazhdojë karrierën e tij në forcën politike që e bëri president. Kështu ka lënë të kuptohet gjatë një interviste për gazetën Panorama sot.

“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi”, thotë Nishani.

Nishani thotë se nuk ka nevojë për ofiqe, por mbetet për t’u parë nëse me ristrukturimin e kupolës drejtuese që do të bëjë Partia Demokratike në shtator, do të marrë ndonjë detyrë të re në funksionet partiake./Tiranapost.al