Kosova

Niset për Hagë si qytetar, por Haradinaj lëshon mesazhin si kryeministër për Kosovën

Niset për Hagë si qytetar, por Haradinaj lëshon mesazhin si

Ish kryeministri Haradinaj ka postuar një foto ku shihet teksa hipën në makinë për tu nisur drejt Hagës, në një nga dhomat speciale të Gjykatës ku do të merret në pyetje,  nuk janë dhënë më shumë detaje, por mund të ketë lidhje me kohën kur Haradinaj ishte komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit. Haradinaj ka postuar një mesazh, ku ndryshe nga qytetar duket se ka lënë porositë si kryeministër ku flet për Serbinë, pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike.

Në postimin në Facebook, Haradinaj shkruan; 

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH/ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/do-u-dal-perballe-shpifesve-si-luftetar-ish-kryeministri-haradinaj-niset-sot-per-ne-hage/