Aktualitet

Nis shpërndarja e kazanëve për mbetjet e diferencuara. "A do t'i përdorim siç bëjnë jashtë?"

Nis shpërndarja e kazanëve për mbetjet e diferencuara. "A do

Sot, Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen nëpër kryeqytet të kazanëve të mbetjeve të diferencuara. Vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka bërë me dije këtë fakt, duke postuar një foto në rrjetin social facebook.

Veliaj, na bën të qartë edhe se ku ka filluar shpërndarja e kazanëve të mbeturinave të diferencuara. Rruga 'Myslym Shyri' është e para e cila do të pajiset me kazanët e rinj.

Por, me të drejtë kryebashkiaku na drejton një pyetje: "Tani që i kemi si jashtë, a do t'i përdorim siç bëjnë jashtë?"