Aktualitet

Nis sezoni i ri artistik në Teatrin e Metropolit, ja kalendari i surprizave

Sezoni i ri i i shfaqjeve në Teatrin e Metropolit do të nisë me “Nata e 12” e William Shekspir. Ky sezon i ri do të jetë i pasur me drama shqiptare të pavëna në skenë dhe vepra të huaja, që kanë fituar çmime “Pulitzer” dhe me surpriza për fëmijët. Por surprizë do të jenë shfaqjet e mujait shkurt ku për herë të parë do të vihet në skenë të premiera “Engjëlli i katit 11” me autor Stefan Çapalikun, e më pas me “Natën e mirë, nënë” një vepër e shkruar nga Marsha Norman, “Qielli i heshtur”, një vepër repertori e autores Loren Gunderson, duke vazhduar më pas me “Ditari i Ana Frankut”, shfaqje e cila do të ketë premierën gjatë muajit maj.

Ndërsa vjeshta rezervon një tjetër vepër të suksesshme e vënë në skenat më të mëdha të teatrove botërore. “Sherloch Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludëing, një vepër jashtëzakonisht e njohur dhe e dashur nga publiku pritet që të zgjojë interesin e publikut kryeqytetas. Pas suksesit të vitit që lamë pas, në nëntor do të çelet edicioni i dytë i “Metrofest”, festivalit të veprave shqipe e për ta kurorëzuar sezonin e shfaqjeve për të rritur në Teatrin Metropol, me vënien në skenë të shfaqjes “Njëmijë e një net” e autores Mary Zimmerman.

Por do të kemi edhe shfaqje për të rinjtë. Shfaqja “Romeo e Zhuljeta” e William Shekspir, një përshtatje për të rinj të grupmoshës 10-16 vjeç do të ngrejë siparin e shfaqjeve që do të jepen në Teatrin Metropol. Një eksperiencë e re është vënia në skenë e “Don Kishotit”, e realizuar me kukulla si dhe vepra “Atje ku hëna takon malin” e autores Grace Lin.

Shfaqjet për fëmijë janë një formë mjaft edukative. Ndërkohë do të shihni: “Miushet e Shkathëta” nga Janet Standford, “Tullumbaci i kuq” i Barry Kornhauser, si dhe dy shfaqje me fëmijë e aftësi të veçanta pritet që të tërheqin vëmendjen e dashamirësve të vegjël pas artit. Gjatë vitit 2017, Teatri Metropol ka tërhequr vazhdimisht të rinj krijues, regjisorë, aktorë, duke iu dhënë mundësinë të shprehin aftësitë dhe profesionalizmin e tyre për teatrin.

/Tiranapost.al