Aktualitet

Nis seanca për rrëzimin e qeverisë në Kosovë

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet mocioni i Nismës për Kosovën për rrëzimin e Qeverisë.

Para kësaj,  pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, aty ku vendimi për mbështetje të mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë u delegua për në mbledhje të kryesisë së kësaj partie, këta të fundit kanë vendosur që ta mbështesin mocionin.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” një deputet i po kësaj partie. Sipas deputetit, mocioni i opozitës do të marrë mbështetjen në mënyrë unanime nga ana e deputetëve të PDK-së.

Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, u njoftua për në orën 10:00 të nga partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA.

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka postuar një foto në Facebook ku ka shkruar se “i erdhi fundi edhe kësaj pune” duke iu referuar rrëzimit të Qeverisë dhe votimit të mocionit të iniciuar nga partia e tij.

Haxhi SHala

Shala ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet bashkë me deputetët e tjerë të partisë së tij, të cilët edhe bashkë me deputetët e tjerë po presin ardhjen e deputetëve të PDK-së.

bali-muharremaj (1)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka publikuar një fotografi së bashku me kolegët nga partia e tij. Kryeministri IsaMustafa ndërkohë ka thënë, se mocioni është një pamflet politik dhe se kjo qeveri nuk ka patur asnjë aferë korrupsioni. E.B