Aktualitet

Nis samiti në Poznan: Të mos ketë asnjë dyshim se Ballkani Perëndimor është në BE

Nis samiti në Poznan: Të mos ketë asnjë dyshim se Ballkani

Ka nisur samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Në panelin e të pranishmëve ndodhet edhe euro-komisioneri Johannes Hahn i cili ka postuar disa statuse në Twitterin e tij zyrtar ku theksin e vë tek e ardhmja e Ballkanit në Europë.

Hahn shkruan:

Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, kemi të njëjtën histori, gjeografi të njëjtë, trashëgimi kulturore të njëjtë, të njëjtat mundësi dhe sfida sot dhe në të ardhmen. Pra, të mos ketë asnjë dyshim se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.

Në një tjetër postim Hahn shprehet:

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi tashmë mund të ndjehen nga qytetarët dhe bizneset jo vetëm në rajon, por edhe në BE. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë të integruara ngushtë me / #BE. Më shumë se 70% e tregtisë së rajonit është në BE!”

Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në Poloni aty ku po mbahet samiti që do të zhvillohet prej dy ditësh, sipas mediave, ndër to Deutsche Welle e pranishme do jetë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila duhet thënë se është themeluesja e procesit të Berlinit , një iniciativë gjermane për të nxitur zgjerimin e BE drejt Ballkanit Perëndimor./ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/ditelindja-e-gjen-ramen-ne-poloni-perkrah-merkelit-ne-konferencen-e-lidereve-te-ballkanit/