• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Nis numërimi mbrapsht, afati i fundit për Bashën dhe Kryemadhin për t’u regjistruar në zgjedhje


    Pas kërcënimeve me bojkot, ka nisur mumërimi mbrapsht për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Këto janë ditë vendimtare për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pasi 23 prilli është edhe afati i fundit.

    Në fakt ishte 21 Prilli afati i fundit, por duke qenë se është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill.

    Deri më tani janë regjistruar 25 parti politike dhe kanë bërë kërkesë 8 të tjera. Mës partive të regjistruara janë edhe 5 aleatë të Bashës. Opozita e re pritet të regjistrohet në zgjedhje, pasi Rudina Hajdari ka paralajmëruar krijimin e një partie të re opozitare.

    Me 1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa 13 Maji përfundon regjistrimi për subjektet zgjedhore, të cilat duhet të depozitojnë në KQZ listën shumëemërore të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë bashkiakë./Tiranapost/A.C

    Lista/ 33 parti do marrin pjesë në zgjedhjet vendore, 5 janë aleatë të Bashës