Aktualitet Sport Te gjitha

Nis ndeshja miqësore Shqipëri-Jordani


Po luhet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime. Kapiten është zgjedhur Mërgim Mavraj.

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës, referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans, Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans