Showbiz

Nipi i saj është bosi i drogës dhe Meghan Markle s`po gjen paqe

Nipi i saj është bosi i drogës dhe Meghan Markle s`po gjen paqe

Nipi i saj Tyler Dooley, djali i gjysmë vëllait, ka ngritur një perandori nga kultivimi i kanabisit në Oregon. Ai ka hedhur në treg marijuanë pa THC (Tetraidrocannabinolo), që është diçka e ligjshme, po ky nuk është problemi. Problem është slogani i markës së tij “Markle Sparkle” që mban mbiemrin e familjes.

“Aq i fortë sa të fryn kurorën”, është slogani që shfrytëzon kështu martesën e hallës së tij me princin.

Skandali vazhdon pasi një prej parcelave të fermës së tij të madhe mban emrin “Archie Sparkle” për nder të djalit të Harry-t dhe Meghan-it.

https://www.instagram.com/p/B2HuCJvA7bk/?utm_source=ig_embed

“Gjithmonë jam konsideruar si delja e zezë e familjes, por unë kam punuar shumë për këto që kam. 1.5 milionë bimë marijuane nuk janë pak”, ka thënë Tyler që në prodhimin e ardhshëm pritet të ketë 200 milionë dollarë fitim.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.