Lajme nga Bota

Nikos Kotzias, kërkuesi i zgjidhjeve me stilin luftarak!

Nikos Kotzias, kërkuesi i zgjidhjeve me stilin luftarak!

Kathimerini përzgjedh një koment për dorëheqjen e Nikos Kotzias dhe e publikon në faqe të parë.

Ja çfarë shkruan Tom Ellis.

kotzias-tsipras_webIsh ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen dje ëshë një personalitet unik. Ai ka pasur marrëdhënie të tensionuara, jo vetëm me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos dhe zyrtarët e opozitës, por edhe me njerëzit brenda qeverisë, madje edhe brenda zyrës së kryeministrit.

Me njohuri të thellë të çështjeve të Politikës së Jashtme dhe pikëpamjeve të qëndrueshme, ai nxiti një politikë të jashtme aktive. Ai guxoi të kërkonte zgjidhje për problemet kronike, përjetësimi i të cilave nuk është se i bënin dhe aq dobi Greqisë por ai promovonte skemat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar me disa vende, përfshirë Izraelin dhe Egjiptin, si dhe fqinjët e Ballkanit.

Kjo nuk do të thotë se qasja e tij ishte gjithmonë e saktë. Shumë prej analistëve kanë ngritur kundërshtime mbi politikat që ndoqi për çështje specifike dhe me arsye. Megjithatë, ai ishte një ministër që donte të mbyllte çështjet e hershme dhe kjo ishte edhe përshtypja që la jashtë vendit. Ai kërkonte që të investohej më shumë kapital diplomatik në ato që ai i konsideronte problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Greqia, siç janë marrëdhëniet me Turqinë.

Kotzias ka temperament, dhe pozicionet e tij shpesh shkaktojnë reagime, të cilat nuk e ndihmuan atë të formonte konsensus me opozitën, pavarësisht faktit se ata që janë përgjegjës për politikën e jashtme në ‘Demokracinë e Re’ dhe ‘Lëvizjen e Ndryshimit’ janë të respektuar dhe njerëz të arsyeshëm.

Vendimi i tij për të deklasifikuar dhe publikuar dokumente të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ekspozuar strategjitë e ndjekura nga paraardhësit e tij dhe për të mbështetur qëndrimin e tij për mosmarrëveshjen e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ishte një gabim. Disa aspekte të ndjeshme të politikave të jashtme dhe të sigurisë të vendit duhet të mbesin brenda qeverisë.

Largimi i tij vjen në një kohë shumë të ndjeshme për rajonin. Reforma kushtetuese e Maqedonisë mbetet e pasigurt. Përfundimi i marrëveshjes me Shqipërinë për të zgjidhur çështjet dypalëshe mbetet në pritje, Ankaraja kërkon të marrë zonën ekskluzive ekonomike të Qipros dhe po planifikon shpime eksploruese në Mesdheun Lindor. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet me Rusinë mbeten në një zonë të errët.

Në frontin greko-amerikan, ish ministri po planifikonte të përuronte dialogun dypalësh strategjik me homologun e tij amerikan Mike Pompeo në Uashington në muajin dhjetor. Tani duket se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të trajtohen nga vetë Alexis Tsipras. Paralajmërimi i Tsipras se nuk do të lejojë sjellje me dy fytyra nga askush ishte i drejtuar kryesisht tek Ministri i Mbrojtjes dhe partneri i vogël i koalicionit, Panos Kammenos, i cili në një vizitë të kohëve të fundit në Uashington promovoi agjendën e vet mbi marrëveshjen e emrit dhe çështje të tjera.

Vendimi i kryeministrit për të udhëhequr ministrinë e jashtme siç bëri kryeministri i ndjerë Konstantinos Mitsotakis në vitin 1992, pas heqjes së Antonis Samaras nga posti do të thotë se ai do kreditohet personalisht ose do kritikohet për sukses apo dështim në punët e jashtme.

Së fundi, ekziston edhe dimensioni i brendshëm i politikës së dorëheqjes së Kotzias. Askush nuk e di se kush do jetë veprimi i tij i ardhshëm si kreu i lëvizjes Pratto, i cili përfshin dy deputetë të tjerë, Nikos Toskas dhe Gjeorgjia Gennia, të cilët janë aleatë me SYRIZA-n. Nëse do krijojë probleme për qeverinë,  mbetet të shihet./ Linku origjinal këtu. / Tiranapost.al 

http://www.tiranapost.al/nese-do-te-dish-cfare-eshte-politika-lexo-statusin-e-kotzias-deshen-te-me-varrosnin-thelle-harruan-se-une-jam-fara/

http://www.tiranapost.al/dorehiqet-ministri-jashtem-grek-kotzias/

http://www.tiranapost.al/nuk-toleroj-biseda-ambige-dhe-strategji-interesa-vetjake-kryeministri-grek-flet-pas-doreheqjes-se-kotzias/