Aktualitet

Nikolla për dëftesat: Historia 'shpif se diçka do mbetet' e opozitës, por unë kam marrë një vendim

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur sot në Komisionin e Edukimit dhe Medias për sa i përket akuzës së opozitës kundrejt saj për mospajisjen me dëftesa të nxënësve dhe për shpërndarjen e atyre me gabime.

Por ministrja në Komision ka thënë se për këtë çështje i është drejtuar Gjykatës dhe se do ta ndjekë deri në fund.

“Unë i jam drejtuar Gjykatës dhe kësaj çështje do i shkoj deri në fund, sepse historia ‘shpif se diçka do të mbetet’, mund të jetë historia e një partie që ka humbur çdo kauzë, por jo historia e njerëzve që punojnë me mish dhe me shpirt”, nënvizoi ministrja.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci/ Lajmi i referohet Komisionit të Edukimit dhe Medias. Copyright Tiranapost.al