Histori Personale

 Ngulni sytë mirë në menu se mund të dobësoheni

 Ngulni sytë mirë në menu se mund të dobësoheni

Ky pra është sekreti i fundit i mbajtjes së trupit në formë, që vjen nga Amerika, të hash duke parë jo nga çmimi në menu, por nga diçka vërtet e rëndësishme për ty: Kaloritë!

Gjatë ditës duhet të marrim një sasi të caktuar kalorish. Hidhini një vështrim tabelës së mëposhtme, ku përfshihet gjatësia mesatare për meshkuj 177 cm me peshë 70 kg dhe për gratë me gjatësi mesatare 162 cm me peshë  57 kg me një aktivitet minimal, kryesisht ecje deri në 5-7 km në ditë dhe të bëjmë së bashku disa llogari.

(Nuk përfshihen këtu gratë shtatzana dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji)

Ama jo gjithmonë i marrim këto kalori, ne i tejkalojmë, duke ndikuar në shtimin e peshës. Nëse gatuani vetë dhe blini në markete duke ndjekur udhëzimet e etiketave për kaloritë, sheqerin, yndyrën etj, ju mund t’i kontrolloni kaloritë e ditës për vete dhe fëmijët.

Por kur hamë në restorante, ndodh që vetëm me anë të një vakti i kalojmë 1977 kalori. Ndaj në SHBA, ku dhe mbipesha është më e përhapur, pasi një pjesë e madhe e popullsisë, për shkak të orëve të gjata në punë dhe largësive jo gjithmonë mund të shkëputet për t’i ngrënë vaktet në shtëpi, autoritetet kanë përfshirë në gjitha menutë e restoranteve dhe fast food-ve më popullore si kafene, Starbucks, McDonald’s, Snacks Bar, Meksikane, Trattori etj, menutë me kaloritë përbri, përvec çmimit. (shihni galerine e fotove)

Të gjitha të kontrolluara dhe strikte, pasi një gabim dëmton biznesin, që nga gjoba e majme dhe deri tek prishja e imazhit. Do ishte perfekte që edhe në vendin tonë të kishim të paktën në kioskat pranë shkollave apo lokale të ngjashme me këto në shkrim, kaloritë, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëqenien e trupit tonë.