• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Ngritja e shërbimeve të reja nëpërmjet Fondit Social


    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë e vendit do të mbështeten nëpërmjet Fondit Social për ngritjen e shërbimeve të reja sociale dhe direkte për grupet vulnerabël.

    “Bashkitë në kuadër të Fondit Social do të kenë mbështetjen e vet financiare apo nëpërmjet aseteve për ngritjen e shërbimeve të reja sociale. Vëmendja jonë është e dedikuar për të patur sa më shumë shërbime gjithëpërfshirëse, shërbime të integruara në mbështetje të këtyre grupeve vulnerabël, që kanë padyshim nevojë për të patur edhe më shumë shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha shërbime direkte”, tha ministrja.

    Manastirliu ka shpërndarë në Lushnjë karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara, një shërbim që ofrohet falas i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    “Shërbimi i ofrimit falas është një tjetër shërbim që financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të cilat mundet t’i sigurojnë karroca me rrota për ata persona që kanë më shumë nevojë. Deri më sot janë ofruar për gjatë gjithë shtrirjes së këtij projekti më shumë se 1600 karroca me rrota ta cilat u janë ofruar personave në mosha të ndryshme”, u shpreh Manastirliu.

    Stafi i Zyrave Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror, është trajnuar nga ekspertë për vlerësim të individualizuar të personave me aftësi të kufizuara që pajisen me karroca me rrota në të gjitha rajonet e vendit. Janë trajnuar dhe çertifikuar 90 administratorë shoqërorë. Kjo do të mundësojë që në të ardhmen përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe fizioterapistët e trajnuar të shërbejnë si burim i specializuar për të ofruar shërbimin e karrocave me rrota në çdo rajon të vendit.​/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690