Nën lupën e Stela Sallakut

Ngjyra që po veshin të gjithë në Instagram

Kur i pamë fillimisht fustanet e verdhë në street style, nuk na e mori mendja që do qëndronin gjatë. Sepse dukej pak si trend i konsumuar vjet, ku që nga Raf Simons e kishin nga një veshje të verdhë në koleksione. Mirë që ngeli dhe sivjet, po si t’ia bëjmë për kombinime? Se e verdha është paksa tekanjoze si ngjyrë. Influencueset e huaja na sugjerojnë të zgjedhim fustane, bikini ose pantallona të verdha. Jo tamam të verdha, se nuk quhet kështu ngjyra me nr. 13 0756TCX (lëkurë limoni), tendenca e sezonit, por meqë ne nuk kemi shumë emërtime specifike po i themi e verdhë limoni. 

Kombinohet me jeshilen e thellë të ullirit, korale dhe nude. Fotot flasin më shumë se fjalët në këtë rast, por edhe sugjerimet nuk janë të tepërta. Me çanta kashte, pak aksesorë dhe shapka, do jeni duke shijuar pushimet buzë detit edhe ju, por po t’i shtoni detaje limoni, do dukeni akoma më me stil. 

  • Që nga Tamu Mcpherson, fotografja e cila duket se e ka të preferuar këtë nuancë, tek blogeret dhe modelet. Ja sa bukur duken ato me ngjyrën plot dritë./Tiranapost.al