Aktualitet

Ngjarje tronditësë në Korçë. Mbrëmë iu vra kunati, sot gjendet i pajetë 71 vjeçari

Ngjarje tronditësë në Korçë. Mbrëmë iu vra

Gramoz Nako, 57 vjeç nga Korça u gjend i vrarë në banesën e tij mbrëmjen e djeshme, e ndërsa sot një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e tij. Mësohet se kunati i tij Sefedin Zenellari 71 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri brenda në banesë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet, e ndërsa për viktimën Gramoz Nako, ai u gjend mbrëmë i pajetë nga gruaja e tij.

Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Ai prej vitesh jetonte në Amerikë bashkë me dy fëmijët. Dyshimet janë se Sefedin Zenellari ka vrarë kunatin e tij e më pas i ka dhënë fund jetës. Pritet që ngjarja të zbardhet dhe policia të nxejrrë informacionin zyrtar/ Tiranapost.al. E.B