Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Vlorë: Babai i një fëmije i jep fund jetës

Ngjarje e rëndë në Vlorë: Babai i një fëmije i jep

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi një person mësohet se kreu vetëvrasje.

Sipas raportimeve, viktima është rreth të 30-tave dhe baba i një fëmije. Ai mësohet se është hedhur nga kati i tetë i një pallati, ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja u shënua në lagjen “Aleksandria” dhe viktima dyshohet të jetë vetë-hedhur. Mësohet se i riu e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushtet e depresionit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e rrethanave të ngjarjes./ Tiranapost.al