Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, makina përplas fëmijën e mitur

Ngjarje e rëndë në Shkodër, makina përplas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës ku një 9 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korrikut”, ndërsa shkaktar i aksidentit është 24 vjeçari malazez me iniciale A.D, i cili drejtonte një automjet tip Volvo.

Policia thotë se fëmija ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.