• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ngel në Vetting Mustafaj: Nuk humba unë, por vendi dhe Kushtetuesja që s’do ketë gjyqtarë të ndershëm


    Dita nisi sot me shkarkimin e kandidatit për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Mustafaj. Mësohet se gjyqtari i Gjykatës së Tiranës është shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, deklarime të pasakta, të konstatuara nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit. Gjyqtari i Tiranës prej më shumë se një viti ishte në pritje që të bëhej gjyqtar i Kushtetueses. Gjatë seancës, Mustafaj kërkoi që ndaj tij të ndërrohej trupa gjykuese për shkak të një konflikti me relatoren Xhensila Pine, por kërkesa e tij u rrëzua.

    Pas vendimit, Mustafaj u shpreh se nuk ka humbur ai me këtë vendim pasi do ankimojë dhe do fitojë e drejta, por do humbë vendi i tij, duke  shtuar se ka 23 vite karrierë dhe botues i shumë librave. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë asnjë gjyqtar të ndershëm për përbërje,
    Kujtojmë se ka shkuar në 65 numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu.

    Më poshtë keni skedën e pasurisë së gjyqtarit./Videoja ku gjyqtari flet pas vendimit këtu.  Tiranapost.al. E.B