Te gjitha Tech

Ngado të lëvizësh kamera të ndjek nga pas. Facebook lancon dy ‘Portalet’


Facebook prezanton dy pajisjet e reja të quajtura Portal dhe Portal Plus  dhe vijnë në konkurrencë të Amazon Echo Show. Megjithatë një dallim mes tyre është se Portal-i i Facebook është për video-chat të cilësisë së lartë, ndërsa Echo Show është më shumë për blerje online.

Megjithatë, Facebook me siguri do gjejë një mënyrë të shpejtë për të futur reklama, ose të paktën të përdorë bisedat për shërbimin e reklamave, edhe pse ky është thjesht një pretendim.

Portali i thjeshtë është 10 inç me ekran 720p, ndërsa Portal plus është 15.6 me ekran 1080. Ka ekran super të mirë, po ashtu edhe altoparlantin ndërsa kamera përshtatet me dritat e ambientit. Portal mund të lidhet përmes bluetuth-it nga telefoni e ndërkohë që mund të chatosh me të afërmit e nga ana tjetër të merresh me punë.

Çmimet variojnë 199 dollar për të thjeshtin dhe 349 për Portal Plus.  Ekspertët ngrenë shqetësime lidhur me pajisjen, pasi thonë se mund të shkelen shumë lehtë rregullat e privatësisë edhe pse zyrtarë të Facebook thonë se ka disa karakteristika ku në momentin e ndonjë sulmi kibernetik, Facebook merr të dhënat zanore përmes sinjaleve dhe bllokon sulmin.

Por kohët  e fundit u zbulua se Facebook ka përdorur numrat tanë të telefonit duke ua dhënë reklamuesve të cilët në sajë të përzgjedhjeve publikojnë reklama në faqen tonë që ti shohim e të tregojmë interes.  Portal nuk ka ndonjë aplikacion të veçantë, pasi nuk ka shfletues interneti, as Youtube, as WhatsApp apo Instagram, por është një pajisje që është projektuar me një qilim, bisedave me video në Facebook.

A ja vlen të blihet? Verge shkruan se ne flasim me video përmes Facebook Messenger, por në fakt ky portal bën që sa herë të lëvizim, kamera në ndjek pas nëpër dhomë, pra lëviz sipas lëvizjeve tona./ Marrë nga Verge, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.