Aktualitet

I ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret me çifte 42-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Goriçaj pranë Divjakës, rreth orës 23:40.

Mësohet se viktima, Judmir Stambolliu, ishte person problematik dhe vazhdimisht ishte i pirë. Edhe mbrëmjen e djeshme ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka ngacmuar seksualisht gruan e pronarit të lokalit, Petrit Toromëni. Në këtë moment ai ka rrëmbyer çiften duke qëlluar mbi Stambolliun.

Ky i fundit është transportuar për në spital, por ka humbur jetën gjatë rrugës duke mos i mbijetuar plagëve. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e vrasjes./Tiranapost.al