Aktualitet

Nga 1 qershor 2020 Shqipëria do jetë pa qese plastike!

Nga 1 qershor 2020 Shqipëria do jetë pa qese plastike!

Nga auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi shpalli nismën “Qesja e fundit”! Kjo nismë ka si qëllim eleminimin e plastikës një përdorimeshme dhe sipas ministrit Klosi nga 1 qeshori Shqipëria do të jete vendi i parë europian pa qese plastike.

 

Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt  edhe Shqipëria të shënojë  në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë europian pa qese plastike.Ne kemi zgjedhur turizmin që të jetë industria jonë kryesore, ekonomia që prodhon të ardhura për kaq shumë shqiptarë, kemi zgjedhur turizmin që të jetë biznesi i 10-20 viteve të fundit për këtë vend dhe në kuadër të vërejtjes  së parë që bëjnë turistët në Shqipëri, pra të qeseve plastike kudo dhe papastërtisë, ne duhet të marrim vendime të forta të cilat i shërbejnë një Shqipërie turistike por edhe një Shqipërie të pastër ambjentalisht”, tha Klosi

Ministri Klosi ftoi qytetarët të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe të refuzojnë që t’u shërehet  me materiale plastike./Tiranapost.al