Aktualitet

Nga tetori, qytetarët e Elbasanit do marrin ndihmë juridike falas: Ka një apel për to

Nga tetori, qytetarët e Elbasanit do marrin ndihmë juridike falas: Ka

Ndihmë juridike falas për qytetarët. Elbasani është qarku i parë që përfiton nga shërbimi që vjen si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, e më pas do të shtrihet edhe në qarqet e tjera të vendit. Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për ndihmën juridike parësore falas.

Taulant Balla në një postim në Facebook shkruan se zyra do të hapet në fillim të muajit tetor. Do jenë dy punonjës nga ministrja e Drejtësisë që do ofrojnë ndihmën juridike falas, ku përfshihet këshillimi ligjor, por edhe përpilimi i dokumenteve apo kërkesave që do paraqiten pranë gjykatës.

Balla lëshon edhe një apel për qytetarët: “Apeli im për çdo qytetar është të shfrytëzojë shërbimin e kësaj zyre për çdo problem të karakterit juridik. I bëj thirrje çdo qytetari të Elbasanit që ka nevojë për konsultë juridike tashmë ia ka këtu punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë të cilët do t’ju asistojnë dhe do t’ju japim këshillën e duhur juridike për tu drejtuar më pas drejt zgjidhjes së problemit tuaj.”/ Tiranapost.al E.B