Politikë

Nga sot Kryemadhi nuk është më deputete e Kuvendit, publikohet dokumenti i dorëheqjes

Nga sot Kryemadhi nuk është më deputete e Kuvendit, publikohet

Nga mbrëmja e sotme, Monika Kryemadhi nuk është deputete e Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë. Pas vendimit për djegien e mandateve, kryetarja e LSI ka firmosur shkresën e dorëheqjes nga mandati i deputetes.

Dokumenti i publikuar në media, mban firmën e saj dhe datën 20 shkurt.

Këtij vendimi i janë bashkuar edhe deputetët e tjerë, ndërkohë nuk dihet nëse ka ‘rebelë’ të tjerë në LSI përveç Lefter Kokës, që refuzon ta dorëzojë mandatin. /Tiranapost.al/