• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Lifestyle Të gjitha

    Nga sot jeta e çdo shenje të horoskopit ndryshon dhe falënderoni Hënën Luleshtrydhe


    Bëhuni gati sepse Hëna e Plotë Luleshtrydhe që kaloi te Shigjetari këtë 17 qershor do të ndryshojë jetën e secilit prej nesh… për mirë! Ajo rrit energjinë në fushën e zhvillimit dhe arritjeve personale.

    Si ndikon te ju?

    “Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta bësh”! Ky është mesazhi që gjithësia po ju dërgon tani, prandaj përthithini këto ndjenja pozitive dhe aktivizoni dëshirat dhe ambiciet tuaja më të thella. Është koha që të lini rehatin dhe të lëvizni gurët.

    Cilat shenja ndikohen më shumë?

    Këto katër shenja Shigjetari, Binjakët, Virgjëresha dhe Peshqit, do ta ndjenjë më shumë ndikimin e Hënës.

    Kjo Hënë lidhet me karakterin e tyre të brendshëm, për nevojën për ndryshime të vazhdueshme. Nëse je një prej këtyre shenjave, atëherë përdori energjitë, për t’i realizuar ëndrrat që duken të paarritshme.

    Por një proces transformimi do të shihen edhe në të 8 shenjat e tjera të horoskopit, pasi mund të nxiten nga katër shenjat më të ndikuara. Përdoreni këtë energji që të ndihmoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Hapni biseda për shpresat dhe ëndrrat e tyre dhe ndihmoni që të rritin vetëbesimin se mund t’i arrijnë qëllimet e tyre./ Burimi Cosmopolitan/ Tiranapost.al