Aktualitet

Nga shtrëngimi 'Fake' i duarve tek provokimi me amerikanët. Vuçiç zbulon ç'ndodhi në samit mes tij dhe Thaçit

Nga shtrëngimi 'Fake' i duarve tek provokimi me amerikanët.

Pas përfundimit të samitit të Brdo-Brijunit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç citohet nga media serbe Novosti të ketë thënë se të gjithë mund të ndajnë opinionet e tyre sipas dëshirës por: Nuk ka forcë që do të detyrojë Serbinë të shkojë kundër interesave të veta.

Sipas Novostit, Vuçiç ka thënë se duhet ti jepet fund deklaratave për unifikim të shqiptarëve, ai ka treguar për median serbe se çfarë u ka thënë liderëve të pranishëm:

Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, duhet ti drejtohemi dialogut, sepse nuk po bëjmë teatër ku të flitet për ëndrra rreth bashkimit Kombëtar.

I pyetur për deklaratën e Thaçit në samitin e Berlinit që Amerika duhet të ndërhyjë në procesin e dialogut mes dy vendeve, duke shtuar se BE është dobësuar, Vuçiç u shpreh se nuk ia vlen pasi kjo çështje mund të zgjidhet vetëm mes serbëve dhe shqiptarëve.

Unë i thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrzej Dudën edhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim këtë. E pyeta edhe vetë Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do bëjmë tani?

Sa i përket shtrëngimit të duarve para syve të Mogherinit,  Vuçiç ka hedhur poshtë spekulimet që u thanë nëpër media se mund të jetë një shenjë e heqjes së taksave për mallrat serbe nga pala kosovare.

"U takova me të gjithë, edhe me Hashim Thaçin. Me të gjithë ata që takova shtrënguam duart, nuk ka asgjë tjetër në këtë mes". / Përkthyer nga Novosti/ Tiranapost.al. E.B