• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nga Shqipëria në Singapor, studentët amerikanë po kërkojnë eksperienca të reja


    Kur je në një vend të juaj, gjuhën e të cilit nuk e kupton dhe ndërkohë duhet të përmbushësh disa objektiva, shumë gjëra mund të shkojnë për dreq.

    Dhe ky është pikërisht qëllimi i Institutit të Politeknikës në Worcester, kjo shkollë dërgon grupe me student në 53 vendndodhje në 35 shtete rreth botës me qëllimin që të trajtojnë problemet e komuniteteve.

    Ky ishte dhe rasti i studentëve nga ky institut që erdhën në Shqipëri në vitin 2017 për të ndihmuar qytetarët e Shkodrës të cilët u prekën nga përmbytjet. Këta student do të punonin me qytearët e zonave rurale dhe pjesëtarët e komunitetit Romë, në lidhje me formulimin e një plani strategjik që do të ndiqnin pas gjendjes së jashtëzkonshme.

    Studentët pasi mbërritën në terren dhe fotografuan dëmet e shkaktuara nga përmbytjet si dhe gjatë intervistave, kuptuan që plani I tyre nuk do të funksiononte.

    “Ishte shumë e komplikuar”, thotë Sarah një student e Inxhinierisë Bio-mjekësore e cila bashkë me shokët e saj të klasës qëndroi në Shkodër për shtatë javë. “Na u desh që të bënim një hap mbrapa dhe të shihnim se çfarë do të funksiononte”.

    Zgjidhja e tyre: të takonin qytetarët e zonave të përmbytura dhe të shihnin konkretisht dëmet e përmbytjeve të famshme të 2010. Më pas ata strukturuan biseda informuese rreth evakuimeve emergjente, si qytetarët të ruanin ujin e pijshëm dhe të mbronin gjedhin dhe të korrurat. E gjithë kjo do të arrihej me vënien në zbatim të një plan inga Qendra e Kryqin të Kuq për Emergjencat Klimatike.

    Dhe pse nuk është ajo që prindërit tuaj do t’u shkonte në mendje kur thoni se do të studjoni jashtë, është një eksperiencë që nuk duhet humbur. Të dhënat statistikore nga Raporti i 2018 në lidhje me Shkëmbimet Studentore Internacionale, rreth 332.000 studentë kanë studiuar të paktën një vit jashtë vendit, 65% për tetë javë ose për muajt e verës (kjo shifër ka qenë 56% një dekadë më parë).

    Disa kërkojnë rritje akademike, disa të tjerë shkojnë për aventurë, por cilado të jetë arsyeja eksperienca e huaj arrin t’i japi të rinjve një formim krejtësisht të rid he që nuk mund ta marrin përmes librave dh pa e prekur personalisht. Diçka e tillë i ndihmon ata që të përjetojnë eksperienca të reja duke nisur nga muzika e deri tek mënyrat e komunikimit të këtyre komuniteteve, duke i bërë ata më të aftë për sfidat që i presin. /Tiranapost.al/