Aktualitet

Nga Shkodra në Itali drogë me autobus

Drogë me autobus drejt Italisë. Tre persona janë arrestuar nga policia, në pikën e kalimit kufitar në Muriqan.

Pas kontrollit të autobusit, në dalje të Shqipërisë, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën 25 kg kanabis.

busi 3

Në pranga përfunduan: Aleksander Kronaj, 29 vjeç; Zef Perndoj, 56 vjeç; dhe Agostin Arra, 60 vjeç.

Aleksandër Kronaj ishte shoferi i autobusit, Zef Perndoj shoferi i dytë ndërsa Agostin Arra pronari i mjetit.

busi 2

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se tre të arrestuarit kishin si destinacion vendet e BE. Dyshime ka se kjo nuk ishte hera e parë që tre të arrestuarit ta kenë bërë këtë rrugë, me autobusin e mbushur me kanabis.