• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Të gjitha

    Nga samiti i NATO-s ku ndodhet dhe kryeministri Rama/ Trump sulmon Macron: Komentet e tij janë të shpifura


    Presidenti Amerikan Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez Emmanuel Macron, pas një deklaratë të këtij të fundit, kur tha se Truri i NATO-s kishte vdekur.
    I quajti komente fyese dhe të shpifura teksa Trump ndodhet në Londër për samitin me rastin e 70 vjetorit të Aleancës Ushtarake.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez Emmanuel Macron se është “i keq” për të thënë se Nato ishte “i vdekur nga truri”.
    Trump tha se e sheh Francën si vendi që mund të shkëputet nga NATO, pa dhënë arsye, por më vonë, në deklaratën e përbashkët me Macron, Trump zbuti tonet dhe tha se dy vendet kishin bërë punë të mira si partnerë të Aleancës.

    Ndërsa Macron tha se komentet e tij kishin shokuar shumë njerëz, por sërish tha se i qëndron, ndonëse sipas tij njerëzit e keqkutpojnë.

    NATO, ose siç njihet, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është aleanca më e fuqishme mbrojtëse në Botë, ku është pjesë edhe Shqipëria. U krijua në vitin 1949, pas Luftës së Dytë Botërore mes frikës së zgjerimit Sovjetik.
    Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 29.

    Kryeministri Rama e ka njoftuar vizitën e tij në Londër mëngjesin e sotëm, dhe në këtë samit ai do hedhë edhe çështjen pas tërmetit të 26 nëntorit, duke kërkuar ndihmë dhe asistencë nga vendet anëtare. Detajet do ti bëjë publikë më vonë./ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post