Te gjitha Tech

Nga periodat te karrigia me rrota, emoji-t e rinj që do të shtohen na e bëjnë jetën më të lehtë


Jemi në kohën kur imazhet zëvendësojnë fjalët dhe për këtë bëhuni gati të prisni 230 “emoji” të reja.

Imazhet, që do t’i shtohen celularit tonë këtë vit, përfshijnë përdorues të karrigeve me rrota, gjymtyrë proteza, si dhe “emoji”-n e periodave.

Në listën e imazheve që do të shtohen përfshihen edhe kafshë, ushqime apo simbole kulturore. Industria “Unicode” deklaroi se, përditësimi do të jetë gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara dhe jo vetëm.

Por një nga “emoji”-t, që po përflitet më shumë është ajo për periodat, pasi pritet të zvogëlojë stigmën e lidhur me këtë periudhë që kalojnë femrat.

Gjithashtu sipas “Independent”, do të shtohen edhe 70 kombinime të tjera romantike për çiftet. Ne ndërkohë po presim që të na shfaqen në telefonin tonë!/Tiranapost.al