Aktualitet

Nga nesër vjen vera e vërtetë!

E diela rikthen të nxehtin afrikan në Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë.

Kjo mund te jetë dhe java me nxehte e kësaj vere, sipas sinoptikanëve.

Vera e këtij viti është karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm. Herë diell, herë shi e herë stuhi. Por duket se vera e vërtetë është kjo që po vjen tani.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet Meteoalb Albania. Copyright Tiranapost.al