Lajme nga Bota

Nga nëntori SHBA nuk jep më viza nëse nuk plotësoni këtë kusht të ri

Nga nëntori SHBA nuk jep më viza nëse nuk plotësoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’u japin viza emigrantëve që nuk mund të provojnë se do të kenë sigurime shoqërore ose që nuk janë të aftë të paguajnë shpenzimet mjekësore, pasi të bëhen banorë të përhershëm. Vendimi që pritet të merret nga administrata e Trump u njoftua të premten nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri një njoftim që hyn në fuqi në 3 nëntor, duke urdhëruar oficerët konsullorë të ndalojnë emigrantët që kërkojnë të jetojnë në SHBA, përveç atyre do të mbulojnë vetë sigurimet shëndetësore ose mund të dëshmojnë se kanë burime financiare për të paguar për kostot e parashikueshme mjekësore.

Presidenti e justifikoi masën duke thënë se imigrantët legalë janë tre herë më të predispozuar se qytetarët amerikanë që t’ju mungojë sigurimi shëndetësor, duke i bërë ata një barrë për spitalet dhe taksapaguesit në Amerikë.

Zyrtarët cituan një studim të Fondacionit Kaiser Family, i cili thoshte se në mesin e popullsisë jo të moshuar, 23% e emigrantëve ligjorë ka të ngjarë të jenë të pasiguruar, krahasuar me rreth 8% të qytetarëve amerikanë./ Burimi NYTimes/ Tiranapost.al