• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Te gjitha

    Nga ndërtimi i 17 shkollave, Piramida, Unaza, ja projektet që do realizojë Veliaj mandatin e dytë


    Ndërtimi i 17 shkollave të reja dhe dhënia fund e mësimit me dy turne përbëjnë objektivin kryesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mandatin e dytë. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se vitet e para këtij mandati që po mbaron u përqendruan te rikthimi i kryeqytetit në normalitet, ndërsa mandati i dytë do ti kushtohet kryesisht zgjidhjes së problematikave dhe projekteve të mëdha, siç është edhe ai për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

    “Ne garën e kemi me veten, nuk merremi me vitet e kaluara. Kemi bërë një pjesë të parë të ndeshje sa më shumë rendiment por si kemi bërë të gjithë golat. Është akti i dytë i një opere, i një shfaqje. Një shfaqje në aktin e parë kishte fazën e emergjencës. Ishin katër vitet e emergjencës, emergjencë shpirtërore , mentaliteti. Faza e emergjencës ishte sjella e Tiranës në binarë, duke nisur nga më të vegjlit. Çdo familje kështu e ka. Kaloi faza e emergjencës. Kemi hyre tek problematika pak luksi për Tiranën. Në mandatin e  dytë kemi një ambicie shumë të madhe, sapo kemi hyrë tek zgjidhja përfundimtare e  shkollave me dy turne. 17 shkolla të reja të mesme dhe 9-vjeçare. Jemi pothuajse në finish të këtij projekti të madh”, tha Veliaj.

    Por përveç shkollave, kryebashkiaku renditi dhe një sërë projektesh të tjera që përveçse do krijojnë më shumë mundësi punësimi, do të sjellin dhe më shumë zhvillim për qytetin. Të tilla ai përmendi, transformimin e Piramidës në një qendër multifunksonale të teknologjisë, Bulevardin e Ri, Kopshtin Zoologjik, Unazën e Madhe dhe Terminalin Multimodal.

    “Piramida po ashtu, e cila është pallati i pionierëve për kompjutera, ku 5 mijë fëmijë do mësojnë elektronikë. Sot kombet që ecin përpara janë ato kombe që dinë, jo ato që kanë. Nëse ne do fitojmë betejën tonë me varfërinë, prapambetjen, do ta fitojmë nëse bëhemi në komb që di.

    Duam të përfundojmë Bulevardin e ri të Tiranës. Këtë javë do vijojmë me lirimin e territorit për të shkuar te lumi, atje do shkojmë me një shesh ceremonial Nënë Tereza. Fillojmë terminalin e ri të autobusëve te kthesa e Kamzës. Kopshti zoologjik për fëmijët, bashkim të kopshtit botanik me zoologjik. Pallatet i ka bërë komuna e Farkës ndaj ajo nuk votohet më. Për momentin kemi vendosur të përdorim atë hapësirë se liqeni tërheq një pjesë të popullsisë. Kjo na jep mundësi të zhvillojmë atje një eksperiencë. Duam të vazhdojmë me një terminal tjetër që do jetë në Farkë, tani kanë filluar punimet. Bulevard të ri në Kashar, do ecim me Unazën e Tiranës, do vazhdojmë me pjesën lindore Farkë Tufinë ku gjurma është liruar dhe sigurisht me pjesën e Astirit”, tha Veliaj./ Tiranapost.al