Showbiz

Nga Kylie te Kris, sa e pasur është secila nga Kardashian

Nga Kylie te Kris, sa e pasur është secila nga Kardashian

Kardashian-Jenner janë pesë motrat më të famshme dhe ndër më të pasurat! Por nëse ishit kuriozë sesa është pasuria e secilës së tyre, jemi këtu për t’ju treguar.

P.S. E kuptojmë se ky artikull, ashtu si ne, do t’ju bëjë të ndiheni të varfër!

1.Të ardhurat e Kourtney-t janë 35 milionë dollarë

Paratë vijnë nga rroga “Keeping Up With The Kardashians” dhe marrëveshjet. Por sipas “Vogue”, ajo po punon për një linjë kozmetike.

2.Të ardhurat e Khloe janë 40 milionë dollarë

Ajo i ka bërë paratë nga “Keeping Up With The Kardashians”, marka e saj e xhinseve “Good American”,përfshirja në serialin “Twisted Sisters” dhe disa marrëveshje në rrjetet sociale.

3.Kendall vlen rreth 30 milionë dollarë

Kendall ishte një nga modelet më të paguara në botë në 2018-n, pasi fitoi 22.5 milionë dollarë.

4.Kris vlen rreth 60 milionë dollarë

Kjo falë rolit të saj si producente në “Keeping Up With The Kardashians”.

5.Caitlyn fiton 100 milionë dollarë

Pavarësisht se nuk del shpesh në publik, falë librit të saj dhe disa fjalimeve në publik, kanë bërë që Caitlyn t’ia kalojë dhe ish-bashkëshortes, Kris.

6.Kim vlen 350 milionë dollarë

Pasuria e saj vjen nga kompania e kozmetikës KKW Beauty, që fitoi 100 milionë dollarë nga shitjet në 2018-n.

7.Dhe Kylie... e vogla e familjes vlen 1 miliard dollarë

Ajo zotëron të gjithë kompaninë “Kylie Cosmetics”, që vetë vlen rreth 900 milionë dollarë

Kjo do të thotë që të gjitha bashkë vlejnë 1.6 miliardë dollarë./ Burimi BuzzFeedNews/ Tiranapost.al