Showbiz

Nga kuzhina e shtëpisë, në Instagram. Kësaj here Dojna bën personazh gjyshin xheloz

Nga kuzhina e shtëpisë, në Instagram. Kësaj here Dojna

Gjyshja e saj është tashmë e njohur në rrjetet sociale. Dojna poston shpesh video të zonjës që gjithmonë shfaqet në këndin e kuzhinës së gatimit, por përherë e veshur bukur. Siç edhe sot që ia vodhi një kompliment mbesës së saj. Vetëm se sot i pranishëm ishte edhe gjyshi që u bë xheloz.

“O nëna je veshur shumë bukur. Të pëlqen vetja?”, i tha Dojna dhe ndërkohë që gjyshja po thoshte se e ka pasur pasion gjithë jetën, ndërhyri gjyshi i veshur me kostum e me kollare: “Po unë s`të pëlqej sipas teje”.

Siç dikur nipërit e mbesat bëheshin xhelozë se kë donte më shumë nëna apo gjyshi, tani bëhen gjyshërit xhelozë se kë duan mbesat më shumë. Kjo është jeta.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/ju-prezantojme-gjyshen-fantastike-te-prezantueses-se-top-channel-mbani-barkun-dore-nga-videot-dhe-batutat-e-saj/

Dokumenta bashkëngjitur