• Shqip
  • English
  • E premte, 13 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bon Voyage Lifestyle Të gjitha TIP top

    Nga gjithë udhëtimi im më zhgënjeu shtëpia e Romeos dhe Zhulietës


    Vendosa që për pak ditë të shikoja disa vende, ndoshta ato që janë më In dhe që unë s`kisha mundur t`i vizitoja. Kështu shpejt e shpejt dhe bukur bukur u nisëm nga Tirana në Maqedoni, Athinë, Stamboll, Budapest dhe Verona, Venecia dhe Milano. Dhe i vetmi vend që më zhgënjeu ishte shtëpia e Romeo dhe Zhulietës në Verona. Gjithçka m`u duk e ftohtë dhe e ngrirë, mbase shumë ndryshe nga ndjesitë e njerëzve të tjerë që postojnë fotot të buzëqeshur poshtë e mbi ballkon. Se si m`u duk gjithçka tjetër që pashë, i kam shpjeguar një nga një poshtë çdo fotoje.

    Stambolli, aty ku do rikthehesha edhe 1000 herë të tjera
    Budapesti, qyteti që të bënte për vete. 2 ditë janë shumë pak për të shijuar bukurinë dhe arkitekturën e tij

    Venecia, vendi i dashurisë. Këto foto më mbushin shpirtin se janë të paqta dhe pa pikë filtri

    Selaniku në mbrëmje dhe në mëngjes. Një gjë më bëri përshtypje kur kërkoje kafe turke përgjigjeshin që duhet të kërkosh kafe greke se ne kemi kafen tonë. Mbrëmjet aty fantastike
    Një perëndim (twilight) në Ohër. Të jepte një ndjesi shumë të veçantë dhe nuk kishe dëshirë të lëvizje nga vendi
    Kjo ishte dhoma e gjumit të Romeo dhe Julietta në Verona, siç duket ishin edhe veshjet e tyre. Për cilindo që ka qenë e ka parë nuk e di ndjesinë po mua më dha një ndjesi të ftohtë si e ngrirë
    Galata, një ndër personifikimet e Stambollit, nuk arrita dot të futesha se ishte shumë radhë po një kafe nën hijen e saj e shijova ama
    BudaPest se kështu ndahet në Buda dhe Pest, me dëshirën e madhe për t`u rikthyer. Qytet që të lë mbresa dhe ndjesi të veçanta
    Kjo ndërtesë është Villa Contarini ndodhet në Piazzola sul Brenta dhe ishte vila ku bënin organizime eventesh shtresat më të pasura të asaj zone
    Verona qyteti më i qetë dhe më i mirëorganizuar për mua. Të jepte idenë e një qyteti kala, i rrethuar me mure guri
    Milano, qyteti në lëvizje që të mer me vete, qyteti class dhe fashion
    Këtu ishin kështjellat e Romeos dhe Julietës, ishin në dy kodra të vogla përballë njëra tjetrës që në vijë ajrore e shikonin shumë qartë njëra-tjetrën

    *Ky shkrim është pjesë e rubrikës Bon Voyage nga Tiranapost në bashkëpunimin me Global Travel

    Si të fitosh një udhëtim dhuratë për në Romë nga TiranaPost & Global Travel

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post