Aktualitet

Nga gjithë këta djem që janë martuar, vetëm tre guxuan kaq shumë

Mes fustanit të bardhë e vellos, grimit, krehjes e sandaleve të nuses që rrëmben gjithë vëmendjen e dasmës, dhëndrit i ngelet veç buzëqeshja, ndonjë pikë loti (po s'e mbajti dot) dhe kostumi, që ngado ta rrotullosh përmblidhet në një xhaketë e një palë pantallona. Veçse sado tradicional që të duket ai kostum, dhëndurët e sotshëm kanë guxuar t'ia thyejnë pamjen e përjetshme. Si? Duke hequr çorapet e duke dalë me këmbë të zbathura. Ka kohë që nëpër skena spektaklesh (edhe të rëndësishëm) prezantuesit t'i veshin këpucët drejt e në këmbë, por tani edhe dhëndurët e rinj po i japin kostumit pamjen e tendencës të re. Një palë mokasina pa çorape në vend të këpucëve tradicionale me lustër.

[caption id="attachment_245925" align="aligncenter" width="438"](Jakub Kindl, foto nga Instagrami)[/caption]

I fundit dhëndër që i veshi këpucët pa llogaritur fare çorapet ishte bashkëshorti i Afërdita Dreshajt. Lart gjithçka klasike në pamjen e tij, por tek këpucët ndryshon puna.

[caption id="attachment_245926" align="aligncenter" width="329"](Getoar Selimi, foto nga Instagrami)[/caption]

As Getoari nuk zgjodhi këpucët klasike të kostumit të dhëndrit ditën kur lidhi kurorë me Marina Vjollcën. Nga pantallonat mund të shquaje fare lehtë këpucët mokasine veshur pa çorape.

[caption id="attachment_245927" align="aligncenter" width="455"](Bes Kallaku, foto nga Instagrami)[/caption]

Çuni më tradicional na doli edhe më vanitozi. Bes Kallaku ndërroi kostumet po aq sa nusja fustanet, guxoi me ngjyrat e sidomos me këpucët nën të cilat nuk preferoi çorape.

Mbase të tre kanë veshur çorapet e vogla të atleteve të ngjashme me çorapet që veshin vajzat nën balerina, ama të padukshme për syrin, që dallon veç lëkurë, siç e kërkon ai lloj këpuce dhe ky lloj dhënduri trendy.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Alma Kristo.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]