LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Nga gjashtë shokët e “Friends”, vetëm dy kanë mbetur shoqe


Dhjetë vite xhirime i bënë në mënyrë të pashmangshme miq të mirë dhe këtë gjë e reflektonin edhe përgjatë serive të “Friends”. E mbajtën shoqërinë edhe pasi filmi përfundoi, por gjërat ndryshuan me kohën. Në dasmën e dytë të Jennifer Aniston nuk ishte asnjë nga pesë të tjerët e “Friends”. Ajo nuk i kishte dërguar ftesë. Ose ata nuk kishin shkuar. Asnjëherë nuk u zbulua se ç`ndodhi, por krisje pati. Megjithatë gjërat janë përmirësuar disi. Në ditëlindjen e 49-të të Jennifer ajo ka ftuar vetëm një nga ish-miqtë e saj. Në fotot e festës është vetëm Monica, ose siç vërtet quhet Courteney Cox.


(Foto e festës, nga Instagrami)

E sqaruam temën kryesore dhe diku tjetër na mbeti mendja. Jennifer Aniston po shkon drejt 50 vjetëve dhe duket 20 vjet më e re./Tiranapost.al

Përshtatur nga: People

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane