Aktualitet

Nga gishtat tek buzët! Këto janë shenjat që tregojnë probleme me zemrën

Mos prit të marrësh një goditje në zemër, për të kuptuar se diçka nuk shkon me të. Ne arrijmë të ndjejmë rrahjet, por nuk mundemi të shikojmë se çfarë ndodh brenda saj. Një goditje në zemër është shenja që tregon se çështja është serioze dhe për këtë Independent na tregon gjashtë shenjat më të rëndësishme të cilave duhet ti kushtojmë menjëherë vëmendje.

1. Shenja e parë janë  ‘rrudhosja’ e veshëve, një term i përdorur nga mjekët. Mjeku amerikan Sanders Frank tregon se nuk është e qartë se cili është shkaku, por shton se ka të bëjë më origjinën embriologjike. Kohët e fundit është zbuluar se rrudhosja, ose vijat në pjesën e vendit të vathëve dhe sipër saj tregon sëmundje cerebrovaskulare, sëmundje e enëve të gjakut në tru që lidhjet sigurisht me zemrën.

Image result for . Creased earlobes

2. Gjëndrat e yndyrës. Gjëndrat e yndyrës të njohura si ‘xanthoma’ mund të shfaqen në bërryla, gjunjë apo qepallat e syve. Të njohura si Xanthomas shfaqen më së shumti tek njerëzit me sëmundje gjenetike. Tregojnë se nivelit e kolesterolit janë shumë të larta sa krijojnë gjëndrat që shfaqen më pas në lëkurë. Për fat të keq, këto depozita yndyrore janë të vendosura gjithashtu tek arteriet që furnizojnë zemrën.

Image result for Fatty bumps

3. Gishta të ënjtura tek pjesa e thoit. Janë shenjë e qartë që tregon se diçka nuk shkon mirë me zemrën. Thinjë ndryshojnë formën, bëhen më të trashë dhe më të gjerë, për shkak të mbiprodhimit të indeve. Ndryshimi ndodh gradualisht pa dhimbje në të dy duart.

Image result for Clubbed fingernails

4. Rrathë ngjyrë gri pranë irisit. Depozita e yndyrës mund të zbulohen edhe rreth syrit, pranë irisit formohet një si unazë gri e zbehtë, pra pranë pjesës me ngjyrë të syrit. Quhet ndryshe arcus senilis, fillon në pjesën e sipërme dhe të poshtme të irisit para se të avancojë e të formojë një rreth të plotë. Rreth 45% e njerëzve mbi moshën 40 vjeç kanë shenja të tilla, ndërkohë që 70% e kanë ato të moshës mbi 60 vjeç.

Image result for Halo around the iris

5. Irritim të mishrave të dhëmbëve dhe rënie të tyre. Goja është plot baktere, të mira dhe të këqija. Studimet tregojnë se rënia e dhëmbëve dhe irritimi i mishrave janë tregues të sëmundjeve të zemrës.

6. Ngjyrë e zbehtë e buzëve. Një tjetër tregues është ngjyra e zbehtë e buzëve, e ngjashme në ngjyrën blu të errët. Zakonisht buzët janë të kuqe ose ngjyrë rozë, por kthehen në ngjyrë të zbehtë blu për shkak të dështimit të sistemit kardiovaskular. Gjithashtu problemet me frymëmarrjen shkaktojnë zbehjen e buzëve./ Tiranapost.al E.B

Image result for Blue lips

http://www.tiranapost.al/kujdes-zemra-nuk-te-jep-kohe-cduhet-te-dini-per-atakun-kardiak/