Aktualitet

Nga Enkel Demi te Sokol Balla, kush i ka drejtuar lajmet në Top Channel gjatë 16 viteve?

I pari që drejtoi dhomën e lajmeve në Top Channel në vitin e parë të krijimit (dhjetor 2001) ishte Enkel Demi.

Por, si gjithnjë kur ka investime të reja nëpër redaksitë me ambicie për të pushtuar gjithçka menjëherë, historia e Kelit nuk zgjati shumë, sepse në vitin 2002, vendin e tij e zuri një tjetër gazetar i njohur i gjeneratës së gazetarëve të pas ’90, Andi Bejtja.

Megjithë ulje-ngritjet në marrëdhëniet e tij me Dritan Hoxhën, Bejtja e mbajti këtë pozicion deri në vitin 2005 kur u bë ndryshimi i pushtetit nga Nano te Berisha. Kjo ishte periudha që thirri në skenë për herë të parë për të drejtuar informacionin e Top-it, Sokol Ballën, i cili për katër vjet me radhë, deri në 2009 arriti që të përballonte një nga periudhat e përplasjeve më të forta mes Berishës dhe Dritan Hoxhës të shoqëruara veç të tjerash me gjoba miliona dollarëshe, kur televizioni më i madh atëherë në Shqipëri u kërcënua të mbetej pa shtëpi, sepse Piramida do shembej.

[caption id="attachment_141075" align="alignleft" width="439"]Bledar Zaganjori Bledar Zaganjori[/caption]

Çdo faze e re politike, me sa duket ka nevojë për energji dhe emra të rinj në drejtim. Në vitin 2009 PD mori edhe një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që Sokol Balla e la mandatin e tij të parë, për t’ia lënë stafetën Bledar Zaganjorit që kishte qenë deri atëkohë, Kryeredaktor i lajmeve së bashku me Mentor Kikinë. Zaganjori u bë Drejtori më jetëgjatë i informacionit në televizon, nga ku iku në janarin e 2017, për të bërë rokadë sërish me Sokol Ballën.

Ai dje dorëzoi detyrën për t’ia lënë stafetën një prej dishepujve të tij në gazetari, Endri Xhafos./Tiranapost.al