• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Nga Drejtësia e re tek ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ruçi me Komisionin e Venecias, Gjiknuri me ambasadorin gjerman


    Delegacioni i Komisionit të Venecias, duke ndjekur axhendën e takimeve, u takua me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa bashkëkryetrari i reformëz zgjedhore u takua me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

    -Siç njoftohet nga kryetari i Kuvendit, i është drejtuar Komisionit të Venecias duke folur për disa reforma të rëndësishme ose çështje me interes të veçantë politike gjithashtu me tema si reforma në drejtësi, Vettingu i funksionarëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislative të zgjedhësve.

    Ndërsa në takimin me Gjiknurin, ky i fundit i ka bërë me dije ambasadorit gjerman  se pas kërkesave të opozitës parlamentare, kanë rënë dakord që brenda shtatorit të organizojnë një tryezë gjithëpërfshirëse për të diskutuar mbi çështjet e sistemit zgjedhor.

    Gjiknuri ka bërë postimin e tij në Facebook: 

    -Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor.

    Kujtojmë se komisioni i Venecias do të japë në fund një opinion lidhur me nismën e maxhorancës, ngritjen e një Komisioni hetimi për aktet e presidentit Meta, që maxhoranca i quan anti-kushtetuese; fjala është për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ( çdekretimi) dhe dekretimi i një date të re zgjedhjesh, pa ulur palët në dialog, apo në dakordësi. / Tiranapost.al. E.B

    Bylykbashi: Raporti i OSBE/ODIHR lajmërimi me vdekje i zgjedhjeve, jua bëmë të qartë Komisionit të Venecias

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690