• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    Nga ditari i një 70-vjeçareje: Seksi është si vera, maturohet me kalimin e kohës


    “Jam 70 vjeç dhe partneri im është 79 vjeç. Kam qenë e ve prej 10 vjetësh para se të lidhesha me partnerin aktual. Edhe pse jeta ishte e vetmuar, nuk po kërkoja për një lidhje dhe nuk isha e interesuar për marrëdhënie seksuale. E njihnim njëri-tjetrin prej 15 vjetësh, por disa muaj më parë filluam të diskutonim për kuptimin e jetës. Këto biseda ndezën intimitetin mes nesh.

    E kisha marrë për të mirëqenë se isha fiziologjikisht e paaftë për një marrëdhënie seksuale të plotë, dhe isha e papërgatitur fizikisht se si të reagoja ndaj një përqafimi ose puthjeje të pastër. Për habinë time, kisha disa dëshira seksuale dhe ne të dy filluam një marrëdhënie fizike të këndshme.

    Në fillim nuk ishte një marrëdhënie e plotë seksuale. Partneri im filloi të merrte ilaçe nga mjeku, por menjëherë i refuzoi. Kishin efekte anësore, përveç kësaj ne e shijuam marrëdhënien tonë ashtu siç ishte.

    Gradualisht ne pamë që gjërat ndryshuan. U rrit siguria në vetvete, dhembshuria dhe besimi tek njëri-tjetri, të cilat rezultuan në një eksperiencë më të plotë, të suksesshme dhe kënaqësia krijoi rrethin e saj vicioz. Të japësh dhe të marrësh dashuri, janë të mjaftueshme.

    Ne shijojmë një jetë seksuale që do ta kishin zili njerëz që janë disa dekada më të rinj se ne, plotësisht pa mjete artificiale. Sikur të më kishin thënë kur isha tek të 30-at se në moshën 70 vjeçare do ta shijoja akoma më shumë seksin, dhe po aq shpesh, me siguri do të kisha qenë mosbesuese. Por dëgjomëni mua: seksi është si vera. Maturohet me kalimin e kohës. Dhe diku në mes të asaj marrëdhënieje rashë në dashuri”.

    /Burimi: TheGuardian/ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post