Aktualitet

Nga dashuria për gruan hebre tek humbja e njërit testikul. Fakte për Hitlerin që do t'ju lënë pa fjalë

Për Hitlerin dimë shumë... por këtu do zbuloni disa fakte interesante që tregojnë për një Hitler tjetër.

Tingëllon çmenduri por kur ishte në shkollë Hitleri ra në dashuri me një vajzë hebre. Emri i saj ishte Stephanie, e cila nuk ishte në dijeni për ndjenjat që ushqente ai. Hitleri ishte djalë i trembur në atë kohë dhe kurrë nuk i tha asaj se e dashuronte. Megjithatë,  duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi ai më vonë zhvilloi urrejtje të madhe për gjithë kombin hebre.

hitl

Kishte probleme të tretjes. Hitleri kishte probleme serioze të traktit gastrointestional gjatë gjithë jetës. Ai pati dhimbje stomaku gjatë gjithë jetën, diarre kronike dhe nuk ushqehej mirë. Ai ishte aq i frikësuar se mos zbulohen problemet shëndetësore që kishte, kështu që mori një kurë me 29 barna të ndryshme, por pa efekt.

hi

Shumë besojnë se ky problem që do tregojmë tani provokoi rritjen e inferioritetit. Gjatë luftës për Perandori Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore, ai u plagos dhe mjekët duhet të hiqnin një nga testikujt e tij për ti shpëtuar jetën. Kjo ndodhi gjatë betejës në Somme në vitin 1916.

Kur ishte në moshën 4 vjeç, u fut në një liqen në mes të dimrit dhe një prift i shpëtoi jetën. Kjo ngjarje ndikoi aq shumë në mendjen e tij, sa vendosi të bëhej edhe vetë prift. Megjithatë kur u rrit kuptoi se në vend që ti shërbente Perëndisë, të bëhej vetë Perëndia.

hiti

Hitleri ishte shumë i ndjeshëm ndaj femrave që kishte pranë. Ai sillej mirë dhe argëtohej. Gjithashtu kishte një marrëdhënie të ngushtë me mbesën e tij Geli Raubal. Shumë njerëz mendonin se kishte shumë dashuri miqësore mes tyre. Në moshën 23 vjeç, ajo vrau veten dhe ndoshta kjo ndodhi për shkak të ngacmimeve seksuale që mund ti ketë bërë Hitleri.

eu

Çuditërisht, ai kurrë nuk u përpoq të mësonte se si të ngiste makinën. Disa njerëz besojnë se kjo ishte për shkak se ai kishte frikë të dështonte para njerëzve të tjerë. Megjithatë, ai udhëhoqi ushtrinë e tij me mjaft sukses me një shofer personal.

hitleri h

Diktator i Madh i donte shumë kafshët dhe ishte kundër ushqyerjes me mishin e tyre. Ne ditarin e tij tregoi se ishte vegjetarian dhe kishte menduar ta kthente në ideologji zyrtare pas luftës për kombin e tij. Ai e shprehu këtë ide në një bisedë me Goebbels.

mu

Megjithëse konsumoi shumë duhanin në moshën e re, ai u bë anti pirjes  kur mori pushtetin. Ai e konsideroi cigaren si humbje parash dhe madje filloi një fushatë kundër duhanit duke ndaluar këtë veprim në transportin publik. Tiranapost.al E.B

cig