Showbiz

Nga Cardi B tek Kanye West! Michelle zbulon playlistën e këngëve që dëgjon kur stërvitet

Nga Cardi B tek Kanye West! Michelle zbulon playlistën e këngëve

Prej vitesh, Michelle Obama e cila mbushi 56 vjeç të premten, merret me aktivitet fizik, që e mban në formë të mirë, të shëndetshme dhe aktive në jetën e përditshme. Dhe tani që mbaruam me festat, gjelin e Detit dhe ëmbëlsirat, është koha për t’ju kthyer ‘punës’. Michelle ka postuar një listë të këngëve të cilat i dëgjon gjatë kohës kur ushtrohet dhe për to thotë se i japin një nxitje shtesë për të kaluar me sukses edhe ushtrimet më të vështira.

Nga Instagrami ajo ka postuar foton me listën e këngëve dhe shkruan: Është ajo koha kur qëllimet dhe vendimet bëhen pak më të vështira për tju përmbajtur. Për pak frymëzim, dua të ndaj me ju gjithë playlistën time për këtë vit që do më shoqërojnë gjatë stërvitjeve. Këto këngë duket se më japin gjithmonë atë nxitjen shtesë për të kaluar me sukses edhe ushtrimet më të vështira. Po në playlistën tuaj çfarë këngësh keni?/ Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B7gfU4bADl7/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/B32b2d6gxLA/?utm_source=ig_web_copy_link