• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Nga Beogradi, Palmer i bën thirrje Kosovës të heqë taksën!


    Vazhdon të këmbëngulet që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Këtë herë kjo thirrje erdhi nga zv.ndihmës-sekretari i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer pas një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd.

    “Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve”, tha Palmer.

    Nga ana tjetër ai shprehu mbështetjen e Amerikës për dialogun e ndërmjetësimit mes dy vendeve:

    “Nuk mund t’ju them sesi do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”.

    Ndërsa takimi është parashikuar të mbahet më 1 korrik në Paris, nën organizimin e Gjermanisë dhe Francës, Vuçiç tha se nuk është i sigurt nëse do të ndodhë vërtetë:

    “Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën”.

    Pas vendimit të Kosovës për taksën, Serbia vendosi mbylljen e bisedimeve duke thënë se negociatat nuk do të vazhdojnë pa heqjen e saj./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690