Showbiz

Nga Aurela tek Zaimina, një jetë mes pushimeve dhe…pushimeve

Nga Aurela tek Zaimina, një jetë mes pushimeve dhe…pushimeve

Nëse në 365 ditë të vitit, ne njerëzit e thjeshtë, vetëm 2-3 javë kemi fatin të pushojmë, por për këto raporte të tilla ndryshojnë. Madje, ka raste që janë dhe të përmbysura. Po, po të përmbysura. Do të pyesni ju si është e mundur që vetëm me disa javë punë të arrish të fitosh aq shumë sa t’i krijosh vetes luksin e të pushuarit në jahte, resorte e hotele në ato vende ku as në ëndrra nuk do t’i kishim imagjinuar aq të bukura? Epo kjo është gjë tjetër dhe ne nuk do t’u bëjmë hesapet atyre, sa, qysh, tek, si iu del? Ne thjesht duam t’u përcjellim pak prej magjisë së disa vendeve ekzotike, luksoze, orientale, malore, etj, të cilat seks-bombat tona i bëjnë edhe më të ‘caliente’.

Armina Mevlani

ris2

ris1

Nga një vëzhgim i fundit në rrjetet sociale, kemi parë që ka postuar disa foto në plazhet e Mexico-s, por miss-i dhe fashionistja shqiptare një pjesë të madhe të kohës është në vende të bukura, kryesisht plazhe. Edhe pse e fotografuar në plazhe, duket si para një objektivi të një fotografi personal.

Aurela Hoxha

ris4

ris3

Plazhet ekzotike dhe format e Aurelës janë një binom ndriçon Insta-n. Ajo që bie në sy janë rrobat e saj të banjës të cilat janë gjithmonë yll dhe të pagabueshme.

Duke shfletuar fotot e vajzave të famshme shqiptare nëpër pushime, shohim që hashtagët #relax, #relaxing shoqërojnë postimet, edhe pse nuk duket shumë relaksuese të qëndrosh e grimuar në mënyrë profesionale në temperatura mbi 40 gradë dhe duke shpenzuar orë të tëra në kërkim të fotos perfekte që do të bëjë namin në Instagram.

Marina Vjollca

ris6

ris5

Së fundi bukuroshja e ekranit të Top Channel, është parë shpesh në sfonde dëborërash ku na ka lënë pa fjalë kostumi i saj i skive. Përveç bronzaturës, edhe bardhësia i rri shumë mirë për shtat.

Lori Hoxha

ris7

ris8

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha edhe pse e përfshirë në projekte të ndryshme për sa i përket kompanisë, nuk u lë asgjë mangut pushimeve…dhe me doza të larta klasi madje. Edhe nëse java e modës së fundi e ka mbajtur të lidhur pas punës, një hashtag #tb, funksionon për mrekulli.

Floriana Garo

ris9.5

ris9

Ç’bukuri ky fustan i kuq dhe uji i kaltër! Edhe pse punon në një televizion, moderatorja bukuroshe e gjen mundësinë ta marrë veten me të mira dhe të niset drejt destinacioneve të ëndrrave.

Zaimina Vasjari

ris11

ris10

Zaimina Vasjari bën shumë shpesh pushime, por këto të fundit në Maldive qenë me shumë fat për të, pasi përveç qejfit, mori dhuratë edhe një unazë. Ogur i mire Maldivet :p

Riselda Seidija

ris12

ris13

Pushimet e shpeshta të “Mullirit” në Dubai, do t’i kishin zili edhe bosat. Në një intervistë të disa kohëve më parë, koreografia e Universitetit të Arteve, ka shpjeguar se udhëton shpesh jashtë për shkak të punëve që ka i shoqi. Sa mirë kështu, kur bashkëshorti punon dhe ti…pushon!