• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Nga Audrey Hepburn te Jackie Kennedy, çfarë arome mbanin zonjat e pavdekshme


    Aroma është një ndër karakteristikat më të këndshme të një njeriu dhe këtu po flasim për aromat e mira. Disa e duan seksi, disa ekzotike, disa me fruta e të tjerë me lule. Po vajzat sharmante të një tjetër kohe, çfarë preferonin. Nuk kemi lënë më veshje, cilësi, partnerë, histori, skandale, thashetheme, të këtyre zonjave pa komentuar. Po parfumet? Çfarë preferonin?

      (Marilyn Monroe, foto nga Getty Images)

    Marilyn Monroe ishte fanse e Chanel 5, por kjo nuk ishte aroma e vetme. Në vitin 2012, Floris Rose Geranium u zbulua se përdorej gjithashtu prej saj.

    (Jackie Kennedy, foto nga Pinterest)

    Jackie Kennedy kishte Joy by Jean Patou të preferuarën e saj. Thuhej se përdorte shumë parfume, por ky ishte më i dashuri. Kjo markë njihet si më e shtrenjta në gjithë botën. Ai ka aromë lulesh, specifikisht të mbledhura në 10 mijë jasmina dhe 28 trëndafila.

    (Grace Kelly, foto nga Getty Images)

    Grace Kelly donte Creed Fleurissimo se e porositi burri i saj enkas për të kur u bë princeshë e Monakos. Me këtë aromë ai spërkati buqetën me lule që i çoi gruas.

    (Elizabeth Taylor, foto nga Getty Images)

    Elizabeth Taylor preferonte Jean Desprez Bal a Vesailles. Një parfum oriental me rozmarinë, lule portokalli dhe vanilje të krijuar në vitin 1962. Taylor ia dhuroi aromën Michael Jackson, i cili e përdori deri sa vdiq.

    (Natalie Wood, foto nga Getty)

    Natalie Wood adhuronte parfumin me aromë delikate e romantike Jungle Gardenia.

    (Lady Diana, foto nga Getty Images)

    Diana përdorte Quelques Fleurs. Thuhet se i ka rënë mbi fustan aksidentalisht gjatë ditës së dasmës dhe që atëherë u bë e preferuara e saj./Tiranapost.al

    Përshtatur nga: Townandcountrymag

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]