SPORT

Nga Apolonia e Fierit tek Atletico Madrid: Njihuni me mesfushorin 19-vjeçar Keidi Bare

I lindur në Fier më 28 gusht të vitit të mbrapshtë 1997, Keidi Bare ndoshta nuk e mendonte kurrë se do të arrinte ndonjëherë majat e futbollit spanjoll. I vetmi pasion për të ishte futbolli, kudo që të luante, në fushat me baltë të Fierit ose në stadiumet e amortizuara të Shqipërisë.

Vetëm 19 vjeç. Një metër e 74 centimetër i gjatë, i ardhur nga të rinjtë e Apolonisë së Fierit. Kur tekniku argjentinas Diego Simeone zgjodhi ta përfshinte Keidi Baren në ekipin e parë të Atletico Madrid, shumë u treguan skeptikë, e madje nuk i kursyen tonet ironike. Por sot me siguri kanë mbetur të mrekulluar nga talenti i shqiptarit.

I lindur në Fier më 28 gusht të vitit të mbrapshtë 1997, Keidi Bare ndoshta nuk e mendonte kurrë se do të arrinte ndonjëherë majat e futbollit spanjoll. I vetmi pasion për të ishte futbolli, kudo që të luante, në fushat me baltë të Fierit ose në stadiumet e amortizuara të Shqipërisë.

Por sot ai është lojtar i Atletico Madridit. Pas eksperiencës me Apoloninë e Fierit, shkoi në Madrid për të luajtur me Atletico Madrid B. Në dy sezone bëri 36 ndeshje duke shënuar 2 gola. Kaq mjaftoi që Simeone ta piketonte, duke e grumbulluar edhe këtë verë me ekipin e parë në ndeshjet e “Audi Cup”. Dje Bare nuk e zhgënjeu. Shënoi ndaj Liverpoolit, duke kontribuar në fitoren kundër anglezëve. Për të, dje ishte trofeu i parë!

Me kombëtaren shqiptare i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme. Ka luajtur me U17 6 ndeshje, duke shënuar një gol me goditje dënimi ndaj Italisë. Karriera vazhdoi në ekipet e tjera U19 ku ka luajtur në 2 ndeshje dhe U21 7 ndeshje.

Për të erdhi një ftesë edhe nga Gianni De Biasi. Në muajin mars ai la grumbullimin me ekipin U21 për t’iu bashkuar kombëtares shqiptare si zëvendësues i Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit në miqësoren kundër Bosnjes.

E sigurt është që Shqipëria shumë shpejt do të ketë yllin e saj dhe ky do të jetë një mesfushor me tipare sulmuese si Keidi Bare. Është vetëm 19 vjeç dhe për të pasur sukses duhet të bëjë atë që ka bërë deri tani: Të punojë fort, me përkushtim dhe përulësi./Tiranapost.al

keidi-bare