Aktualitet

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kapet kontenieri me 24 kg kokainë

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kapet kontenieri me 24 kg

Rreth 24 kilogramë kokainë ishin planifikuar që të hynin në Shqipëri nga Malta. Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontenieri në një prej porteve të Maltës dhe raportohet se mund të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove.

Sipas autoriteteve vendase, ngarkesa u gjet sot gjatë skanimit të kontenierëve në terminalin e portit “Freeport” dhe ishte nisur nga Amerika Latine.

Pas skanimit u zbulua se, një prej kontenierëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me në total 24 kilogramë kokainë.

Kujtojmë se në të njëjtin port, dy ditë më parë u kapën 91.2 kilogramë kokainë./ Tiranapost.al